image Studimi: Infektimi me COVID-19 është shumë më i dëmshëm se efektet anësore të vaksinës

Shëndetësi

Studimi: Infektimi me COVID-19 është shumë më i dëmshëm se efektet anësore të vaksinës

news image

Në Izrael është zhvilluar një studim i gjerë, ku janë përfshirë 2 milionë persona, bënë të ditur se vaksina kundër COVID-19 e Pfizer/BioNTech rrit lehtë rrezikun e inflamacionit të zemrës, të fryrjes së nyjeve limfatike dhe të herpesit.

Por në përfundim del se infektimi me COVID-19 e rrit edhe më shumë rrezikun e inflamacionit të zemrës, gjithashtu rrit rrezikun e mpiksjes së gjakut, atakut në zemër dhe problemeve të tjera që mund të shkaktojnë edhe vdekjen.

Në rastet e identifikuara me probleme te të vaksinuarit, tre në 100 mijë, thuajse të gjithë ishin djem të rinj.

Por në rastet e identifikuara me probleme, te personat e infektuar, ky raport ishte 11 në 100 mijë.

Dr. Ran Balicer, nga “Clalit Research Institute” në Tel Aviv, dhe kolegët e tij që kanë shkruar raportin e publikuar në “New England Journal of Medicine” thanë se kishin gjetur disa raste të personave me miokarditis, një tip inflamacioni i zemrës që është lidhur së fundmi me vaksinat me ARN mesazhere, si Pfizer dhe Moderna.

Ky është studimi i parë që krahason rrezikun e vaksinimin përkundër atij të infektimit me koronavirus, brenda të njëjtës popullsi në të njëjtën periudhë kohore, që tregon se rreziku i infektimit e tejkalon atë të efekteve anësore të vaksinës. /GazetaSinjali/