image Studimi i ri, COVID-19 mbijeton në ajër për 3 orë, në plastikë 3 ditë

Shëndetësi

Studimi i ri, COVID-19 mbijeton në ajër për 3 orë, në plastikë 3 ditë

news image

Koronavirusi i ri COVID-19 mund të mbijetojë në ajër për tre orë ndërsa në sipërfaqe të tjera si plastikë apo karton mund të qëndrojë nga 2 deri në 3 ditë.

Ky është studimi i ri i publikuar në faqen e medRxiv që mund të ndihmojë shkencëtarët për të krijuar sa më parë një kurë për këtë virus.

“Nga këto teste kemi arritur në konkluzionin se virusi përhapet nga ajri dhe nëpërmjet objekteve që ne përdorim. Virusi mund të qëndrojë i gjallë në ajër për rreth 3 orë dhe në sipërfaqe kartoni apo plastike qëndron deri në 3 ditë” – shprehet njëri prej shkencëtarëve.

Më herët është publikuar një studim sipas së cilës COVID-19 mund të jetojë në sipërfaqet e objekteve deri në 9 ditë. /Gazeta Sinjali/