image Studimi i OBSH-së: Hipertensioni shkaktohet nga obeziteti dhe varfëria

Shëndeti

Studimi i OBSH-së: Hipertensioni shkaktohet nga obeziteti dhe varfëria

news image

Rreth 1.3 miliard njerëz në botë vuajnë nga hipertensioni, një vrasës i heshtur që shpesh nxitet nga obeziteti dhe shton rreziqet e sëmundjeve të zemrës dhe veshkave. Pohimi vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që publikoi së fundmi një studim.

Hipertensioni diagnostikohet lehtë duke monitoruar presionin e gjakut dhe trajtohet me ilaçe që kushtojnë lirë, por gjysma e të prekurve janë të pavetëdijshëm dhe mbesin pa kuruar.

Nivelet e hipertensionit kanë ndryshuar pak në 30 vite. Studimi i OBSH i kryer në bashkëpunim me revistën mjekësore “The Lancet”, thekson se numri më i madh i rasteve ka kaluar te vendet e varfra pasi ato të pasura e kanë vendosur gjerësisht nën kontroll.

Rreth 18 milionë njerëz humbën jetën në 2019 nga sëmundjet kardiovaskulare, ku 1 në 3 prej tyre me hipertensionin si një faktor kryesor. OBSH thekson se përveç riskut të trashëguar për hipertension, ka dhe faktorë të tjerë që çojnë drejt kësaj sëmundjeje që lidhen me mënyrën e jetesës.

“Obeziteti është një faktor risku. Ky është me të vërtetë një cunami I faktorëve ndikues dhe vendet anëtare janë në dijeni të plotë.”

OBSH liston dietat e pashëndetshme, aktivitetet fizike, konsumin e alkoolit dhe duhanit, diabetin e pakontrolluar dhe mbipeshën si ndikuesit kryesorë që nxisin presionin e lartë të gjakut.

/GazetaSinjali/