image Studimi i Harvardit: Në Wuhan koronavirusi ka mbërritur qysh në gusht

Botë

Studimi i Harvardit: Në Wuhan koronavirusi ka mbërritur qysh në gusht

news image

Është mendim i përhapur tashmë se epidemia e koronavirusit ka shpërthyer në Wuhan, shumë më përpara muajit dhjetor, por tashmë një studim i Harvard Medical School, bazuar në imazhe satelitore të spitaleve në Wuhan, tregojnë se virusi është përhapur qysh në gusht të vitit 2019.

Studimi i publikuar nga CNN, nxjerr në pah një numër shumë më të lartë të makinave të parkuara në pesë spitale të Wuhan, në fund të verës dhe gjatë vjeshtës 2019, krahasuar një vit më parë, një shtim që sipas studimit, lidhen me sëmundjen infektive.

Studimi u drejtua nga John Brownstein, kreu i Boston Children’s Hospital, SHBA.

Duke përdorur fotografimet e bëra në vitin 2018, studiuesit kanë konstatuar 171 makina të parkuara, në një prej spitaleve më të mëdha të Wuhan, Tianyou.

Të dhënat satelitore konstatuan këtë vjeshtë 285 mjete në të njëjtat vende, duke rritur me 67% praninë e tyre. Me shifra të rritura ndjeshëm, u konstatuan edhe mjetet e tjera të parkuara në katër spitale të tjera.

Brownstein deklaron se, “Po mundohemi që të bëjmë bashkë pjesët e puzzle, e asaj që po ndodhte në atë moment. Të dhënat janë mjaft bindëse, pasi kemi konstatuar rritje të rasteve me diarre, si kurrë më parë dhe tashmë e dimë që është një nga simptomat kryesore të Covid-19”.

Ndërkohë ministria e Jashtme kineze reagoi duke e cilësuar studimin si “qesharak”. /Gazeta Sinjali/