image Studimi: Hapja e shkollave fillore mund të mos ndikojë në rritjen e numrit të infektimeve me COVID-19

Botë

Studimi: Hapja e shkollave fillore mund të mos ndikojë në rritjen e numrit të infektimeve me COVID-19

news image

Një studim nga shkencëtarët që vijnë nga Suedia dhe Finlanda, kanë zbuluar se mbajtja e shkollave fillore hapur gjatë pandemisë, mund të mos ketë pasur shumë ndikim në shkallët e infeksionit.

Sipas tyre, dy vendet që kanë sistem të ngjajshëm shoqëror, por që përdorën strategji të ndryshme ndaj koronavirusit, Finlanda dhe Suedia, nuk kishin ndryshim të madh në numrin e rasteve.

Finalanda mori masa më rigoroze duke i mbyllur shkollat për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ndërkaq Suedia la hapur ato.

Studimi krahason dy vende që ndajnë modele të ngjajshme shoqërore, përfshirë qasjen në kujdesin shëndetësor universal, por që miratoi strategji shumë të ndryshme për të trajtuar COVID-19. Suedia shmang një bllokim të duhur, ndërsa Finlanda imponoi një distancim më të ashpër shoqëror.

Sipas dokumentit të punës të Agjencisë së Shëndetit Publik të Suedisë dhe Institutit Finlandez për Shëndetësi dhe Mirëqenie, të dhënat indikative tregojnë se nuk ka ndonjë ndryshim në numrin e përgjithshme të rasteve të konfirmuara nga laboratori COVID-19 në fëmijët e moshës 1 deri në 19 vjeç në të dy vendet; gjurmët e kontaktit në shkollat ​​fillore në Finlandë nuk gjetën pothuajse asnjë provë të fëmijëve që infektojnë të tjerët.