image Studimi amerikan: Ekziston një rrugë e re me anë të së cilës koronavirusi pushton organizmin

Botë

Pandemia/ Studimi amerikan: Ekziston një rrugë e re me anë të së cilës koronavirusi pushton organizmin

news image

Ekziston një rrugë tjetër për hyrjen e koronavirusit në qeliza: është receptori Dpp4, një bllokues molekular që virusi përdor për t’i pushtuar ato. Gjendet në të gjitha llojet e qelizave njerëzore dhe është i njëjti me të cilin veprojnë shumë ilaçe antidiabet; kjo tregon që të njëjtat ilaçe mund të përdoren kundër Covid-19, të paktën në rastet më të lehta. Vëzhgimi u botua në Kërkimet për Diabetin dhe Praktikën Klinike.

Porta e parë e hyrjes e njohur deri më tani është receptori Ace2, i cili gjendet kryesisht në qelizat e sistemit njerëzor të frymëmarrjes.

Në veçanti pas receptorit Ace2, i cili gjendet kryesisht në qelizat e sistemit të frymëmarrjes dhe i cili është identifikuar që në fillim si porta kryesore e koronavirusit në trupin e njeriut, zbulimi që SarsCoV2 lidhet me receptorin Dpp4 tregon se ‘ekziston gjithashtu një mekanizëm tjetër, i cili mund të hapë një rrugë terapeutike për ata që kanë sëmundjen e Covid-19 në formë të moderuar”, shpjegoi Gianluca Iacobellis, nga Universiteti i Miamit.

Ishte e ditur se receptori Dpp4 është i pranishëm në sipërfaqen e të gjitha qelizave, siç janë ato të bronkeve dhe zemrës, dhe se ka një lidhje me sistemin imunitar dhe inflamator, si dhe përfshirja e tij në sëmundjen e koronavirusit që u shfaq në 2002-2003, Sars.

Tani bëhet fjalë për të kuptuar se deri në çfarë pike ilaçet kundër diabetit mund të jenë efektive kundër Covid-19. Ende nuk ka përgjigje të caktuara sepse hulumtimi mbi këtë temë sapo ka filluar.

Ilaçi kundër parazitëve vret virusin brenda 48 orëve në laborator 

Një studim australian, i botuar në “Antiviral Research”, tregon se ivermectin (në italisht ivermectina), një ilaç anti parazitar tashmë në dispozicion, është efektiv në laborator kundër koronavirusit.

Sipas shkencëtarëve nga Instituti për zbulimin e biomjekësisë së Universitetit Monash (Bdi) dhe Instituti “Peter Doherty” i Infeksionit dhe Imunitetit, një dozë e vetme e ilaçit është në gjendje të bllokojë rritjen e patogjenit në kulturë, duke eliminuar të gjithë materialin gjenetik viral në harkun e 48 orëve.

Fazat pasuese të kërkimit, shpjegojnë autorët, do të duhet të përcaktojnë dozën e saktë që mund të përdoret në mënyrë të sigurt tek njerëzit. Prandaj do të na duhen teste të mëtejshme paraklinike dhe studime klinike për të cilat do të nevojiten fonde.

Ivermectin është një ilaç anti parazitik i aprovuar nga FDA amerikane që është treguar të jetë efektiv in vitro kundër një gamë të gjerë virozash përfshirë HIV, Dengue, gripit dhe Zika-s. “Ne zbuluam se edhe një dozë e vetme mund të ketë potencialin për të hequr të gjithë ARN-in virale në 48 orë, dhe se edhe në 24 orë ndodhi një ulje me të vërtetë e ndjeshme”, tha Kylie Wagstaff, drejtuese e studimit. /Gazeta Sinjali/