image Studim: Që koronavirusi të zhduket, masat e izolimit duhet të vazhdojnë

Botë

Pandemia/ Studim: Që koronavirusi të zhduket, masat e izolimit duhet të vazhdojnë

news image

Rreth 6% e francezëve do të jenë infektuar nga koronavirusi më 11 maj, një nivel shumë i pamjaftueshëm për të shmangur një valë të dytë epidemike nëse të gjitha masat do të hiqeshin pas kësaj date, sipas vlerësimeve të publikuara sot nga Institut Pasteur.

“Që imuniteti kolektiv të jetë i mjaftueshëm për të shmangur një valë të dytë, duhet që 70% e personave të jenë të imunizuar. Ne jemi shumë më poshtë kësaj shifre”, theksoi autori kryesor i studimit, Simon Cauchemez.

“Prandaj, nëse duam të shmangim një valë të dytë të madhe, masat duhet të mbahen”, shtoi ai.

“Mundësia për një rikthim të epidemisë do të kërkojë një heqje shumë graduale të kufizimit duke nisur nga 11 maji”, theksoi kryeministri francez, Edouard Philippe, sipas të cilit francezët nuk do ta gjejnë menjëherë dhe me siguri për një kohë të gjatë jetën e tyre të mëparshme.

Pjesa e vogël e popullatës së infektuar është për shkak të kufizimit të bërë vetë, zbulon studimi, sipas të cilit numri mesatar i personave të infektuar nga një rast ka kaluar nga 3,3 para kufizimit në 0.5.

Qëllimi i kufizimit, masë e marrë nga shumë vende, ishte të pengonte një fluks masiv të pacientëve në të njëjtin moment, që do të tejkalonte kapacitetet e sistemit spitalor./ Gazeta Sinjali/