image Studim: Një e pesta e të infektuarve me COVID19 janë pa simptoma

Shëndetësi

Studim: Një e pesta e të infektuarve me COVID19 janë pa simptoma

news image

Në një studim të realizuar nga studiues të Universitetit të Bernit është zbuluar përqindja e njerëzve të infektuar me COVID 19 dhe që nuk kanë shfaqur simptoma.

Revista e specializuar “PLOS Medicine” ka raportuar se rreth njëzet për qind e të infektuarve nuk shfaqin simptoma.

Deri më tani, ekspertët nuk kanë rënë dakord për shkallën e infektimeve pa simptoma. Kjo, për faktin se: nëse një person të infektuar, testi e nxjerr si rast pa simptoma, tek ai përsëri mund të shfaqen simptomat.

Në këtë rast, pra bëhet fjalë për pacientë para-simptomatikë.

Në këtë studim thuhet se nga 6616 njerëz, vetëm 1287 nuk kanë shfaqur simptoma gjatë gjithë kohëzgjatjes së sëmundjes. Në rreth 80 për qind të rasteve, simptomat janë shfaqur herët ose vonë./ Gazeta Sinjali/