Një studim i kryer nga Instituti “La Jolla” për Imunologji, thotë se koronavirusi ka pësuar mutacion dhe është më infektues, por më pak i rrezikshëm.
Ky mutacion bën të mundur që virusi të infektojë njerëzit më shumë, megjithëse sipas studimit nuk duket se sëmundja i përkeqëson më shumë gjendjen shëndetësore pacientëve.
“Për momentin, sëmundja është më mbizotëruese tek njerëzit”, tha për CNN, Erica Ollmann Saphire nga Insitituti “La Jolla” për Imunologji dhe Imunoterapisë së koronavirusit.
“Ne kemi të bëjmë me këtë virus”, u shpreh ajo.
Sipas mediave të huaja, studimi i botuar në revistën “Cell”, paraqet punën e këtij ekipi i cili tashmë e sa muaj e ka studiuar mutacionin e sëmundjes.
Ndërkohë ky informacion tregon se një version i ri i virusit është duke mbizotëruar.
Skuadra e cila analizoi sekuenca të ndryshme gjenetike, përfshirë disa eksperimente tek njerëzit, kafshët dhe disa qeliza në enët e laboratorit, tregon se versioni i ri i virusit është më infektues se sa versionet e tjera./ Gazeta Sinjali/