Pos të gjitha gëzimeve që vajzat i sjellin në këtë botë, ato duket se ua shtojnë edhe disa vite jetë baballarëve.
Sipas një studimi, baballarët e vajzave jetojnë më gjatë krahasuar me baballarët që kanë vetëm djem. Për të arritur këtë konstatim, hulumtuesit nga Universiteti Jagiellonian i kanë analizuar të dhënat demografike nga 4,310 njerëz dhe studimi në fjalë i ka analizuar të dhënat përgjatë 14 viteve.
Studiuesit zbuluan se numri total i fëmijëve apo djemve nuk ka ndonjë lloj efekti mbi baballarët, mirëpo aty është zbuluar se numri i vajzave ndërlidhet me jetëgjatësinë e babait.
Studimi pohon se ata që kanë vajza jetojnë më gjatë dhe, aq më shumë vajza që kanë, aq më gjatë jetojnë, por,ndonëse ky është lajm i mirë për baballarët, duket se nuk është edhe aq i mirë për nënat.
Sipas studimit të publikuar në revistën “American Journal of Human Biology”, djemtë dhe vajzat kanë ndikim negativ në shëndetin e nënës, e madje ia ulin edhe jetëgjatësinë.
Mirëpo në kontradiktë prej këtij studimi, një tjetër kishte pohuar se lindja e vetëm një fëmije, pavarësisht gjinisë, e rritë jetëgjatësinë e dy prindërve. /Gazeta Sinjali/