Tendenca për të qenë në qendër të vëmendjes për pak sa nuk i kushtoi me jetë të riut nga SHBA, i cili derisa po bënte akrobacion në shtyllën elektrike në një moment preku telat nga të cilët shpërtheu flaka që e goditi fuqishëm dhe e përplasi në tokë.
E gjithë ngjarja u zhvillua në një aheng të organizuar ku pas një nate të gjatë me alkool, studenti nga Universiteti i Ohios ishte ngjitur në shtyllën elektrike mbi nëntë metra të lartë nga i cila u rrëzua kur e goditi rryma.
E kjo pamje rrëqethëse është filmuar me telefon celular ku shihet se si i riu Tyler Uher arrin të ngjitet në majë të shtyllës, derisa në sfond dëgjoheshin brohoritjet e miqve të tij.
Megjithatë ai në një moment kap telin që nga shpërthimi i fuqishëm e përplas në tokë, ndërsa të pranishmit e tmerruar me atë çfarë panë vrapuan për ta ndihmuar. Por fat ishte në anën e të riu që ka pësuar nga më e keqja, edhe pse ka djegie në pjesë të ndryshme të trupit.
“Mendova se është i vdekur, nuk e di se si ka mbijetuar. Është mrekulli dhe rrëqethem kur e kujtoj atë moment”, ka deklaruar njëri nga dëshmitarët e shumtë.
Në anën tjetër zyrtarë të universitetit kanë bërë të ditur se Tyler është student i tyre, kurse në internet ka filluar fushata përmes të cilës po mbledhin para për ta ndihmuar të riun.