Policia ruse ka njoftuar se një student 16 vjeç, brilant në mësime, me thuajse të gjitha notat A, vrau të gjithë anëtarët e familjes së tij.
Timur Kimaletdinov, nga Rusia, masakroi nënën e tij “të dashur”, motrat binjake katër vjeçe dhe dy gjyshërit në një sulm brutal natën që ka lënë fshatin e tij “të tronditur”.
Djaloshi, që ishte një student shumë i mirë, që vazhdimisht fitonte garat në mësime në rajonin e tij, vrau anëtarët e familjes së tij, në një sulm brutal. Më pas, ai ka vrarë veten, raportojnë mediat lokale ruse. Ai tha se i donte gjyshërit e tij, e nuk kuptohet pse i ka ekzekutuar ata.
Një shpjegim që ai kishte dhënë më herët, ishte se kishte kryer vrasjet, që çifti të mos ndjente dhimbje për humbjen e të afërmve. Timur i ka dërguar një mesazh shokut të tij, duke i thënë se “vrasjet ishin të lehta”. Timur ishte konsideruar si “krenaria e familjes së tij”, falë akademizmit të tij të pashoq.