image Studentët shkojnë para qeverisë, kërkojnë largimin e tarifave për këtë vit akademik

Arsim

Studentët shkojnë para qeverisë, kërkojnë largimin e tarifave për këtë vit akademik

news image

Organizata studentore “Studim, Kritikë, Veprim”, ka mbajtur një aksion simbolik para objektit të Qeverisë së Kosovës sot, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo organizatë vendosi një pako të zezë, për shkak të mospërfshirjes së studentëve në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Dionit Kabashi nga kjo organizatë tha se Këshilli Drejtues i ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Qeveria e Kosovës i ka shpërfillur 13 kërkesa të tyre, përmes të cilave kanë kërkuar heqjen e të gjitha tarifave për studentë.

“Kemi drejtuar 13 kërkesa në Këshillin Drejtues Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Qeverisë së Kosovës. Kemi kërkuar largimin e të gjitha tarifave për shkollim të vitit akademik 2020/2021, si ndihmë e vogël për studentët dhe familjet e tyre për shkak të krizës së madhe ekonomike si pasojë e Covid-19”, tha Kabashi.

Sipas tij, heqja e çdo tarife nuk është vetëm e drejtë, por edhe nevojë./Gazeta Sinjali/