image Studentët e UBT-së po detyrohen të paguajnë 20 euro për një kredi për përsëritje të lëndës

Arsim

Studentët e UBT-së po detyrohen të paguajnë 20 euro për një kredi për përsëritje të lëndës

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar më parë për një protestë të studentëve të kolegjit privat UBT, të cilët kanë pasur disa ankesa për menaxhmentin e këtij kolegji.

Pas deklaratës së sekretarit të UBT-së, në adresë të Sinjalit kanë shkruar edhe studentë të cilët kanë dhënë versionin e tyre mbi këtë çështje.

Sipas njërit nga studentët, UBT po u kërkon para shtesë për përsëritjen e lëndëve.

Problemi qëndron se po na detyrojnë të paguajmë 20 euro për kredi, e nëse një  lëndë i ka 5 kredi, i bie që duhet të paguajmë 100 euro për një lëndë. E kjo është shumë e papërballueshme për në. Dmth po na këqyrin si thes me pare, se kurrkund në botë nuk ndodhin këto sene.”

 “Vendimi ka hy në fuqi para një jave dhe ka kohë 30 ditë për të bërë ankesa. Ne kemi bërë ankesë përmes përfaqësueses së gjeneratës, por që nuk e kanë përfill, veç kanë thënë që ky është vendim që duhet me u zbatu prej anës tuaj.”

“Kemi dërgu e-mail, por na kanë thënë që këto pagesa duhet të kryhen. UBT ka marrë 148 mijë euro subvencione prej Qeverisë për lirim të pagesave dhe nuk kanë bërë lirim të pagesave për studentët”, ka thënë ai.

Sipas një e-maili që menaxhmenti i UBT-së ua ka dërguar studentëve, thuhet se vendimi për pagesa është ligjërisht i mjaftueshëm dhe se studentët duhet të plotësojnë kërkesën për përsëritje të lëndëve.

Ndërkaq, arsyeja e protestës së sotme, sipas sekretarit të UBT-së, është se “studentët kanë shprehur një qëndrim që të marrim shërbime ekstra, por pa realizuar detyrime financiare dhe kjo nuk është imponuar nga institucion“./GazetaSinjali/