image Studentët e fakultetit të edukimit thërrasin protestë për mospërfshirjen në konkursin e bursave - Sinjali

Reagim/ Studentët e fakultetit të edukimit thërrasin protestë për mospërfshirjen në konkursin e bursave

news image

Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Edukimit bën thirrje publike për të gjithë studentët që nesër më 5.11.2019 në orën 11:00 të dalin në protestë.

Ky këshill thekson se qëllimi i kësaj proteste është që të shprehin paknaqësitë për mospërfshirjen e Fakultetit të Edukimit në konkurs të bursave dhe të kundërshtojnë vendimin e Senatit të UP-së, i cili kufizon studentët që në afatin e nëntorit ta mbajnë vetëm një provim.

“Ne si Këshill synimin kryesor e kemi mbrojtjen e të drejtave të studentëve.Nuk do lejojmë që të diskriminohen studentët e Fakultetit të Edukimit ku dihet se është një ndër fakultetet më me prioritet në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin për medie të këtij këshilli.

Ministria e Arsimit sot përmes një komunikate për medie bëri të ditur se sivjet do të ndajë bursa vetëm për fakultetet që përgatisin kuadro deficitare.

Nisja do të bëhet nga ora 10:40 nga Fakulteti i Edukimit ku do të marshojmë drejt MASHT-it dhe Rektoratit të UP-së./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: