image Studentët e Fakultetit të Artit protestojnë para MASHT-it, ministri nuk i pret në takim

Studentët e Fakultetit të Artit protestojnë para MASHT-it, ministri nuk i pret në takim

news image

Studentët e Fakultetit të Arteve kanë mbajtur sot një protestë para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ku kanë kërkuar anulimin e vendimit për ndarjen e bursave, pasi ky fakultet ka mbetur jashtë vendimit për të marrë bursa nga ministria. Studentët e këtij fakulteti përmes këngëve dhe një performance kanë kërkuar që edhe për ta të ndahen bursa.

Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Arteve, që udhëhiqet nga Organizata “Reforma” kanë kërkuar që ministria të shfuqizojnë vendimin për ndarjen e bursave.

Të njëjtit kanë pasur kërkesë që të takohen me ministrin në detyrë të Arsimit Shyqiri Bytyqi, por që nuk janë pranuar në takim. Madje, studentët kanë deklaruar se janë gjuajtur me disa gjëra nga dritaret e kësaj ministrie.

Përfaqësuesi i studentëve të Fakultetit të Arteve, Edison Bibaj, ka thënë se nuk do të tërhiqen nga kërkesat, derisa ka paralajmëruar se do të vazhdojnë me protesta deri në realizim të kërkesës së tyre.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka marrë vendim për ndarjen e bursave për Fakultetin e Bujqësi- Veterinari, FShMN, Mjekësi e Përgjithshme, Farmaci dhe Stomatologji, Fakultetin Teknik dhe Shkenca të Aplikuara. /Gazeta Sinjali/