I dërguari i Posaçëm i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, është duke qëndruar për vizitë zyrtare sot në Kosovë.
Ai do të takohet me presidenten Vjosa Osmani nga ora 14:00.
Vizita e Peach vjen pas atyre të emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe atij të BE për dialogun, Miroslav Lajçak.