image Strakosha flet për transferimin e mundshëm të Rashicës në Lazio

Futboll

Strakosha flet për transferimin e mundshëm të Rashicës në Lazio

news image

Portieri shqiptar, Thomas Strakosha ka folur rreth një transferimi të mundshëm të Milot Rashicës në Lazio.

Gardiani i Lazios beson se transferimi i Rashicës do ta ndihmonte shumë skuadrën e tij, transmeton Gazeta Sinjali.

‘Milot Rashica? Ai është lojtar dhe njeri i mrekullueshëm. Nëse ai vjen në Lazio do të na ndihmonte shumë. Ai gjithmonë e di se çka duhet bërë në fushë’, u shprehë Strakosha për ‘Radiosei’.

Ylli kosovar, Rashica do të largohet nga Werder Bermen gjatë merkatos verore. Shumë skuadra kanë shprehur interesim për të. Në Serie A, Napoli dhe Lazio janë të interesuara për të./Gazeta Sinjali/