image Stoltenberg vjen sot në Kosovë, takohet me Osmanin, Kurtin dhe Rakiqin

Siguri

Stoltenberg vjen sot në Kosovë, takohet me Osmanin, Kurtin dhe Rakiqin

news image

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të vijë sot për vizitë zyrtare në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Gjatë vizitës së tij, sekretari i aleancës veri-atlantike do të takohet me komandantin e KFOR-it, Franco Federicin dhe drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Frank Best.

Në agjendën e Stoltenbergut është edhe takimi me trupat e KFOR-it që shërbejnë në Kosovë.

Ai do të takohet edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq./Gazeta Sinjali/