image Stoltenberg takon Xhaferoviqin: NATO e palëkundur për paqen në Ballkanin Perëndimor

Rajon

Stoltenberg takon Xhaferoviqin: NATO e palëkundur për paqen në Ballkanin Perëndimor

news image

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka takuar kryetarin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq, për të folur për bashkëpunim.

Stoltenberg ritheksoi se NATO-ja është e përkushtuar për mbajtjen e paqes në gjithë rajonin.

“NATO është e palëkundur për paqen dhe stabilitetin në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Bashkëpunimi ynë është më i rëndësishëm se kurrë, për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë”, ka shkruar Stoltenberg në llogarinë zyrtare në Twitter.

Rreth çështjeve të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, Stoltenberg ka zhvilluar një bisedë edhe me presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq.

/GazetaSinjali/