image Stoltenberg takohet sot me Vuçiqin në Bruksel, do të diskutohet rreth ngjarjeve në Kosovë

Politikë

Stoltenberg takohet sot me Vuçiqin në Bruksel, do të diskutohet rreth ngjarjeve në Kosovë

news image

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të takohet sot në Bruksel me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Takimin e ka konfirmuar zëdhënësja e NATO-s, Oana Lunđescu.

Deklaratat e përbashkëta të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s dhe Presidentit të Serbisë janë caktuar për në orën 19:00, thuhet në njoftim.

Biseda është iniciuar nga presidenti Vuçiq javën e kaluar për t’i përcjellë Stoltenberg gjithçka rreth ngjarjeve në Kosovë.

Një raund i ri dialogu do të mbahet sot në Bruksel. I dërguari special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak do të bisedojë me kryenegociatorët e Beogradit dhe Prishtinës, Petar Petkoviq dhe Besnik Bislimi.

Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, fokusi i bisedimeve do të jetë zbatimi i plotë i Marrëveshjes nga 27 shkurti dhe hapat drejt deeskalimit të situatës në veri të Kosovës.

/GazetaSinjali/