image Stoltenberg: Rusia po bëhet gati për sulme të reja

Botë

Stoltenberg: Rusia po bëhet gati për sulme të reja

news image

Forcat ruse në Ukrainë nuk po tërhiqen, por po rigrupohen, ka thënë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke komentuar njoftimet e Moskës se po ulin operacionet rreth Kievit.

Sipas Reuters, Stoltenberg ka thënë se aleanca ende nuk është bindur se Rusia po negocionte me mirëbesim në bisedimet e paqes me Ukrainën, sepse objektivi ushtarak i rusëve që nga fillimi i pushtimit nuk ka ndryshuar.

“Sipas inteligjencës sonë, njësitë ruse nuk po tërhiqen por po ripozicionohen. Rusia po përpiqet të rigrupohet, rifurnizohet dhe të përforcojë ofensivë e saj në rajonin e Donbasit. Moska thotë tani po fokusohet në ‘çlirimin’ e rajonit të Donbasit – dy provinca juglindore të kontrolluara pjesërisht nga separatistët që Rusia i ka mbështetur që nga viti 2014. Në të njëjtën kohë, Rusia ruan presionin ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera. Pra, ne mund të presim veprime sulmuese shtesë, duke sjellë edhe më shumë vuajtje… Nuk kemi asnjë ndryshim real në objektivin e vërtetë të Rusisë. Ata vazhdojnë të ndjekin rezultatin ushtarak”, ka thënë Stoltenberg.

Stoltenberg konfirmoi gjithashtu se aleatët e NATO-s do të vazhdojnë t’i ofrojnë armë Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

/GazetaSinjali/