image Stoltenberg paralajmëron se NATO do të marrë masa për forcim të sigurisë

Botë

Stoltenberg paralajmëron se NATO do të marrë masa për forcim të sigurisë

news image

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg në një konferencë për shtyp, tha se pushtimi rus i Ukrainës ka krijuar një “realitet të ri sigurie” në Evropë.

Ai tha se pozicioni ushtarak i NATO-s duhet të jetë gati për këtë realitet të ri, shkruan CNN, transmeton Gazeta Sinjali.

Nesër udhëheqësit e NATO-s do të fillojnë të diskutojnë masat konkrete për të përforcuar sigurinë në një afat më të gjatë, tha Stoltenberg.

Këto masa mund të përfshijnë “thelbësisht më shumë forca” në pjesën lindore të aleancës, thotë ai, në një gjendje më të lartë gatishmërie.

Ne do të konsiderojmë gjithashtu “rritje të mëdha” në dislokimet tona detare dhe ajrore, forcimin e mbrojtjes raketore dhe ajrore dhe gjithashtu rritjen e mbrojtjes kibernetike, tha ai.

Stoltenberg thekson se përforcimi i mbrojtjes në aleancë do të kërkojë para dhe ai ka mirëpritur lëvizjet e Gjermanisë dhe aleatëve të tjerë të NATO-s në këtë drejtim.

/GazetaSinjali/