image Stoltenberg paralajmëron Putinin: Pasoja të rënda nëse përdor armë bërthamore në Ukrainë

Evropë

Stoltenberg paralajmëron Putinin: Pasoja të rënda nëse përdor armë bërthamore në Ukrainë

news image

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë për CNN, se Rusia e di se do të ketë “pasoja të rënda” nëse armët bërthamore përdoren në Ukrainë/

“Ata e dinë se do të ketë pasoja të rënda. Nuk do të elaboroj saktësisht se si do të reagojmë, kjo varet se çfarë lloj armësh të shkatërrimit në masë mund të përdorin”, tha ai.

Komentet e tij vijnë pasi presidenti rus Vladimir Putin ngriti spektrin e përdorimit të armëve bërthamore në një fjalim të mërkurën.

“Ne po i dërgojmë këto mesazhe dhe po e bëjmë të qartë për të parandaluar që kjo të ndodhë”, tha Stoltenberg.

“Gjëja është,” vazhdoi ai, “mundësia e ndonjë përdorimi të armëve bërthamore është ende e ulët, por pasojat e mundshme janë kaq të mëdha, kështu që ne duhet ta marrim këtë seriozisht. Dhe retorika, kërcënimet që presidenti Putin po bën vazhdimisht rrisin tensionet, janë të rrezikshme dhe të pamatura.”

/GazetaSinjali/