image Stoltenberg nga Brukseli: Është e rëndësishme që NATO të forcojë praninë e saj në Kosovë

Politikë

Stoltenberg nga Brukseli: Është e rëndësishme që NATO të forcojë praninë e saj në Kosovë

news image

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha sot se Aleanca po shton trupat në Kosovë pas krizës në veri dhe tensioneve ekzistuese.

Stoltenberg u tha gazetarëve në Bruksel, para fillimit të samitit dyditor të ministrave të mbrojtjes të NATO-s, dhe pasi priti presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy, se është e rëndësishme që Aleanca të forcojë trupat e saj në Kosovë, raporton Kosovo-Online.

20 ministra të mbrojtjes të vendeve anëtare sot në Bruksel do të diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, ku tema do të jenë Ukraina, konflikti izraelito-palestinez, si dhe dëmtimi i objekteve infrastrukturore në deti Baltik.

Pas ngjarjeve në Banjska, NATO vendosi të përforcojë forcat e KFOR-it, fillimisht me 200 ushtarë britanikë, e më pas me po aq ushtarë rumunë.

Dje në Kosovë ka mbërritur edhe komandanti i ri i KFOR-it, gjenerali turk Ozkan Ulutash, i cili ka thënë se prioritet i tij është të kontribuojë në një dialog konstruktiv, si dhe se zgjidhja e përhershme për Kosovën mund të arrihet përmes procesit politik dhe dialogut.

/GazetaSinjali/