image Stoltenberg: NATO qëndron në solidaritet me aleatin tonë, Turqinë

Evropë

Stoltenberg: NATO qëndron në solidaritet me aleatin tonë, Turqinë

news image

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave të shpërthimit në Stamboll dhe për gjithë popullin turk.

Stoltenberg, përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se NATO-ja solidarizohet me aleatin e vet, Turqinë.

“Pamje tronditëse nga Stambolli. Mendimet e mia dhe ngushëllimet më të thella për të gjithë ata që janë prekur dhe për popullin turk. #NATO qëndron në solidaritet me aleatin tonë Turqinë”, ka shkruar Stoltenberg.

/GazetaSinjali/