Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha sot se ai është “i sigurt” se Ukraina është e përgatitur të rimarrë më shumë territore ndërsa Kievi përgatitet për një ofensivë të re kundër forcave pushtuese ruse.
AFP raporton se Stoltenberg u tha gazetarëve në Gjermani kur u pyet nëse Ukraina ka atë që i nevojitet për të ekzekutuar me sukses ofensivën:
“Jam i bindur se ata tani do të jenë në gjendje të çlirojnë edhe më shumë toka.
Një nga çështjet kryesore këtu sot ka qenë kalimi i të gjitha aftësive, sistemeve, furnizimeve të ndryshme që ukrainasit kanë nevojë për të qenë në gjendje të rimarrin më shumë tokë.”
Stoltenberg po fliste në margjinat e një takimi të dhjetëra mbështetësve ndërkombëtarë të Kievit në bazën ajrore Ramstein, në Gjermani.
Shefi i NATO-s shtoi se disa bateri të mbrojtjes ajrore Patriot ishin dorëzuar në Ukrainë.
Ai tha:
“Gjermania dhe SHBA-ja kanë dorëzuar tani bateritë Patriot, të cilat janë funksionale në Ukrainë.”
/GazetaSinjali/