Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka publikuar një foto të Statujës së Krishtit Shpëtimtar në Rio de Zhaniero të Brazilit, e cila është ndriçuar me flamujt e vendeve të prekura nga pandemia globale COVID-19.
I ndriçuar në këtë monument emblematik është edhe flamuri shqiptar, pasi në Shqipëri janë shënuar dy viktima dhe 64 janë infektuar nga virusi vdekjeprurës.
“Statuja e Krishtit Shpëtimtar, monument emblematik i qytetit të Rio de Zhaneiro dhe i Brazilit, është ndriçuar me flamujt e vendeve të prekura nga pandemia globale e #COVID19. Mes tyre është edhe flamuri shqiptar! Solidariteti botëror, frymëzues dhe shpresëdhënës! , ka shkruar presidenti Meta në Facebook./GazetaSinjali/