Deputetja nga radhët e LVV-së, Jeta Statovci, thotë se gjatë vitit 2022, Kosova ka qenë vendi me çmimin më të lirë të energjisë elektrike në rajon dhe Evropë.
Statovci shtoi se janë siguruar 400 milionë euro për sektorin e energjisë, teksa është shpenzuar deri në 15% më pak për shkak të subvencionimit të kursimit të energjisë.
“Solar4Kosovo për ngrohje qendrore me energji diellore në bashkëpunim me KfW, parku solar në KEK bashkë me EIB dhe KfW, kapacitetet akumuluese nga Programi Kompakt i MCC” ka shkruar Statovci duke përmendur investimet që pritetn të implementohen në këtë sektor.
Ky është postimi i plotë i saj:
Subvencionimi i tarifave të energjisë elektrike gjatë vitit 2022, mundësoi që Kosova të jetë vendi me cmimin më të lirë të energjisë elektrike në rajon dhe në Evropë.
Janë siguruar 400 milion euro për sektorin e energjisë elektrike, ku 340 milion euro dedikohen për investime kapitale.
Përmes mases së subvencionimit të kursimit të enegjisë elektrike, dhe promovimit të eficiences së energjise, është shpenzuar deri në 15% më pak energji elektrike në krahasim me vitin paraprak.
Strategjia e Energjisë së Kosovës 2022-2031 është miratuar nga Qeveria, që qartëson qasjen afat-gjate në raport me ketë sektor jetik.
Solar4Kosovo për ngrohje qendrore me energji diellore në bashkëpunim me KfW, parku solar në KEK bashkë me EIB dhe KfW, kapacitetet akumuluese nga Programi Kompakt i MCC.