Pas takimit që patën dje në Bruksel, përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë, Sekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Nemanja Staroviq, ka folur për dialogun Kosovë – Serbi, ku ka thënë se po afrohet “momenti i së vërtetës”.
Sipas tij, është çështje e vazhdimit të dialogut në nivel teknik, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për çështjen e lirisë së lëvizjes.
Në një intervistë, për transmetuesin publik serb, Staroviq ka thënë se po përballen në dialog me një qasje tjetër nga përfaqësuesit e Kosovës, të cilët thotë se kanë rezerva në Marrëveshjet e Brukselit.
“Ata në këtë mënyrë shumë hapur po ua ‘hedhin dorezën fytyrës’, jo vetëm Beogradit, por edhe ndërmjetësve evropianë. Për këtë mendoj se për pak muaj po i afrohemi momentit të së vërtetës, kur do merret vesh nëse marrëveshjet e Brukselit vlejnë ose jo”, ka thënë Staroviqi.
Ai thekson se Serbia duhet të marrë garanci se marrëveshja e Brukselit do të zbatohet plotësisht, gjë që, siç thotë ai, do të ishte rezultati më i mirë i mundshëm nga dialogu. /GazetaSinjali/