image Stano: Themelimi i Asociacionit duhet të formohet pa parakushte dhe vonesa

Politikë

Stano: Themelimi i Asociacionit duhet të formohet pa parakushte dhe vonesa

news image

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë sot në lidhje me arrestimin e tre serbëve në Kosovë se Bashkimi Evropian po i përcjell me vëmendje ngjarjet e fundit në veri të Kosovës dhe po mbledh informacione dhe se do të reagojë në përputhje me rrethanat.

Stani gjithashtu ka folur dhe për dialogun, duke shtuar se Asociacioni duhet të formohet pa parakushte dhe vonesa.

“Pozicioni i BE-së dhe 27 vendeve anëtare për situatën është shprehur shumë qartë në deklaratë, gjithçka është shkruar aty. Ne jemi duke e monitoruar situatën, jemi në kontakt të ngushtë me partnerët tanë dhe zyrtarët kompetentë”, tha Stano në Konferencë kur u pyet se si i komenton arrestimet e serbëve dhe se a planifikon BE-ja të bëjë diçka për këtë?

I pyetur nëse BE-ja beson se Asociacioni i Komunave Serbe duhet të formohet në përputhje me kushtetutën e Kosovës, Stano tha se qëndrimi i BE-së është i qartë – Asociacioni duhet të formohet pa parakushte dhe vonesa.

/GazetaSinjali/