image Stano: Pretendimet se BE-ja po braktis propozimin e mbështetur nga Gjermania, Franca dhe SHBA janë të pasakta

Politikë

Stano: Pretendimet se BE-ja po braktis propozimin e mbështetur nga Gjermania, Franca dhe SHBA janë të pasakta

news image

Zëdhënësi i Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Peter Stano, tha se “tani është e rëndësishme që të dyja palët të shmangin përshkallëzimin, i cili kërkon veprime të menjëhershme nga të dyja palët, Kosova të mos fillojë të shqiptojë gjoba dhe Serbia të mos lëshojë targat “KM”.

“Çdo pretendim se BE-ja po heq dorë nga propozimi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i mbështetur nga Gjermania, Franca dhe SHBA-ja, janë të pasakta. BE-ja vazhdon të qëndrojë plotësisht pas këtij propozimi dhe inkurajon të dyja palët që të bien dakord me tekstin sapo të jenë gati t’i dëshmojnë komunitetit ndërkombëtar se janë të afta të pranojnë zgjidhjet evropiane. Tani është thelbësore që të dyja palët të shmangin përshkallëzimin, i cili kërkon veprime të menjëhershme nga të dyja palët – Kosova të mos fillojë të shqiptojë gjoba dhe Serbia të mos lëshojë targa të reja KM. Nuk mund të ketë negociata për normalizimin me kërcënimin aktual të dhunës”, tha Stano në një deklaratë.

Presidenti i Serbisë Aleksanadar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë takuar sot në Bruksel në prani të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borell dhe të Dërguarit Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak, për të gjetur zgjidhje e problemit, sepse nga nesër në mëngjes Kosova do të fillojë të ndëshkojë qytetarët e saj me targa serbe.

Pas takimit, Kurti kritikoi përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, për braktisjen e afatit mars 2023 si datë përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Sigurisht që për ne nuk është e pranueshme nëse nuk shoqërohet me atë për të cilën jemi thirrur këtu, një marrëveshje për t’u angazhuar urgjentisht për një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Afati i fundit ishte marsi i vitit 2023. Pra, ne po vijmë këtu në Bruksel për të rënë dakord për një rrugë të re për një marrëveshje përpara marsit 2023. Me keqardhje them se ndërmjetësit, në këtë rast Borell, ka braktisur afatin e marsit 2023 dhe propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë Kurti, raporton Danas.

/GazetaSinjali/