image Stano: Kosova të përqendrohet në dialogun me Serbinë

Politikë

Stano: Kosova të përqendrohet në dialogun me Serbinë

news image

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Peter Stano, ka thënë se pas konstituimit të institucioneve, Kosova tani mund të fokusohet qartë në procesin e reformave dhe dialogut me Serbinë.

Stano ka thënë se shefi i politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borrell, po pret që të takojë presidenten Vjosa Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurti së shpejti, pa dhënë detaje të tjera.

“Shefi i politikës së jashtme të BE-së u ka dërguar urimet e tij liderëve të sapo zgjedhur, presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti, dhe po pret që t’i takojë së shpejti. Kosova tani vendosmërisht mund të përqendrohet përpara në punë të rëndësishme, përfshirë çuarjen përpara të reformave të ndërlidhura me BE-në dhe dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha ai për Kohën.

Stano nuk ka dhënë datë të caktuar për një takim të radhës të nivelit të lartë për dialogun me Serbinë.

“Do të njoftojmë për takimin e radhës kur të jetë e përshtatshme”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/