image Stano: Dialogu nuk ka mbaruar, kryenegociatorët të vijnë në Bruksel sa më shpejt

Politikë

Stano: Dialogu nuk ka mbaruar, kryenegociatorët të vijnë në Bruksel sa më shpejt

news image

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, thotë se hapi i parë pozitiv në zgjidhjen e situatës në mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë shkuarja e negociatorëve kryesorë të dy vendeve në Bruksel.

Ai mes tjerash tha se mbesin të përkushtuar për të mbyllur të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë,

“Që prej se ne kemi rinisur dialogun që është ende duke vazhduar nga viti 2011-të, verën e kaluar ne jemi munduar t’ju bëjmë të qartë të dyja palëve se mënyra e vetme për të arritur të ardhmen evropiane për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë arrihet nëpërmjet dialogut të lehtësuar nga Bashikimi Evropian”.

“Ky dialog është objektiv i cili duhet të arritur nëpërmjet kompromisit të lidhur ligjërisht përmbledhës me marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Po ashtu, kjo është çka BE-ja ofron dhe ne do të ofrojmë shërbime për të dyja palët për t’i ndihmuar ato që të adresojnë çështjet që mund t’i kenë për njëra-tjetrën për çfarëdo çështje të hapur që mund të kenë”.

“Ne jemi duke u munduar që t’ju ndihmojmë të gjejnë kompromisin e nevojshëm për t’i dhënë fund të gjitha çështjeve të hapura që kanë mes vete”, deklaroi Stano.

/Gazeta Sinjali/