image Stafi në grevë, Komuna e Prishtinës kryen shërbime vetëm për rastet urgjente
[wp-story id="814678"]

Sociale

Stafi në grevë, Komuna e Prishtinës kryen shërbime vetëm për rastet urgjente

news image

Në Komunën e Prishtinës janë duke u kryer Shërbimet Komunale vetëm në rastet urgjente dhe kjo duhet dëshmuar me një vërtetin. Kështu ka thënë drejtori i administratës Publike në Komunën e Prishtinës, Besart Beka. Te qytetarët kjo ngjarje ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha.

Drejtori i Administratës Publike ka thënë se që nga fillimi i grevës puna në komunë është vështirësuar tej mase.

“Kërkesat e qytetarëve janë të mëdha, por tash jemi në grevë dhe zyrtarëve tanë u është ndaluar nga Sindikata që ta kryejnë punën, atëherë edhe neve na është vështirësuar puna. Në bazë të takimeve që kemi pasur me Sindikatën ato kërkesa për certifikata të ndryshme që u nevojiten qytetarëve për të aplikuar për vizë në ambasada të ndryshme, ato lëshohen por duhet të vërtetohet se termini i Ambasadës është brenda një ose dy ditëve”, ka thënë Beka për Radio Kosovën.

Qytetarët janë ata që po pësojnë nga greva në sektorin publik, që ka përfshirë vendin.

“Ka shkaktuar radhë të gjata dhe vonesa të njerëzve në jetë të përditshme, e vonesat mandej po shkaktohen në punë e gjithçka. Në të gjithë qytetin duhet të drejtohemi vetëm në një pikë, vetëm me një aparat. Unë po pres për certifikatë familjare, pasi nuk mund ta nxjerr certifikatën në aparat. Përveç radhëve të gjata, po bllokohet edhe sistemi, mungesa e letrës përbrenda bankomatëve që i nxjerrim letrat, edhe për shkak të probleme teknike, përveç që presim, mbesim pa e marrë dokumentin”.

Nga ana tjetër, drejtori në Administratë Publike në Komunën e Prishtinës, Bersant Beka, pret nga Qeveria që të reflektojë ndaj kësaj situate.

“Pres që të reflektojë Qeveria dhe të mos i neglizhojë këto kërkesa të Sindikatës dhe në bazë të reflektimit, të na lehtësojë edhe neve punën. Greva nuk është komunale, është shtetërore dhe kërkoj nga kryeministri Kurti që t’i lënë inatet anash dhe të gjejë një zgjidhje”, ka thënë Beka.

Sidoqoftë, deri në ndërprerjen e grevës qytetarët edhe me tutje do të vazhdojnë të ballafaqohen me pritje dhe probleme për t’u pajisur me dokumentet që u nevojiten.

/GazetaSinjali/