Një pronar lokali zbuloi se stafi i tij kishte bërë një festë të improvizuar Krishtlindjesh – në të cilën ai nuk ishte i ftuar.
Sipas medieve britanike, Paul Gallagher, pronar i një bari në Bolton, u trondit kur zbuloi se punonjësit e tij mbanin kapele të Krishtlindjeve.
Kështu, 42-vjeçari ka marrë me shpejtësi disa foto të grupit duke festuar dhe i ka nxjerrë ato në rrjetet sociale.
Pasi e kuptuan se kishin harruar të fiknin kamerat e vëzhgimit, ata e ngacmuan Paulin duke vendosur një kapelë Babadimri mbi kamerë, në mënyrë që të mund të bënin festën privatisht.
Paul tha: “Unë shpesh kontrolloj kamerat e vëzhgimit për të parë se çfarë po ndodh atje”.
“U kyça dhe pashë se ata ishin mbledhur me kapele të babagjyshit dhe tavolinat e zbukuruara dhe dhurata kudo – dhe e kuptova menjëherë se çfarë po ndodhte”.
“Nuk ishim të ftuar. Ata e dinin që duke qenë një natë e hënë, bari do të ishte i qetë, kështu që vendosën të bënin një festë të improvizuar të stafit”.