Sot, në një ceremoni zyrtare trajneri i kombëtares, Sylvio Mendes Campos Júnior, e ka pranuar dekretin për dhënien e nënshtetësisë shqiptare.
Në mbrëmjen gala të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, të pranishëm ishin edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, dhe i pari i FSHF-së, Armand Duka.
Por, kjo nuk ishte “dhurata” e vetme nga institucionet shqiptare.
I pari i ekzekutivit deklaroi se do t’i pajisë me pasaportë diplomatike, krejt stafin e kombëtares “Kuq e Zi”.
“Kur u kualifikuam u dhamë pasaporta diplomatike, por pas katër vitesh nuk u kualifikuam dhe afati u dogj. Ndaj është koha të ta vendosim sërish afatin, dhe me këtë do të përfitojnë të gjithë futbollistët”, tha Rama.
Këto janë si shpërblim për skuadren e drejtuar nga strategu brazilian.
Kjo është hera e dytë në histori që kombëtarja e Shqipërisë arrijnë të kualifikohet në këtë kampionat.