image Stafi i Klinikës Infektive kërkon shtim të numrit të infermierëve kujdestarë

Shëndetësi

Stafi i Klinikës Infektive kërkon shtim të numrit të infermierëve kujdestarë

news image

Infermierët e Klinikës Infektive me kujdestari ditën e djeshme kanë mbajtur një mbledhje dhe kanë formuar një këshill iniciues duke marrë disa vendime për padrejtësitë që sipas tyre janë duke u bërë këtij komuniteti nga institucionet tona vartëse.

Infermierët e kësaj klinike kërkojnë urgjentisht nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia që të shtohet numri i infermierëve kujdestarë.

Mungesa e infermierëve kujdestarë, po i’a u mohon edhe pushimin vjetor, kërkesë kjo që garantohet me ligj.

Postimi i plotë:

Për MSh.z.Arben Vitia,
Drejtorin e Shskuk.z.Valbon Krasniqin,
Kordinatoren e Infermierëve znj.Lirije Beqiri,
UD.Drejtori i Klinikës Dr .A.Vishajn.
UD.Kryeinfermieren klinkësInfektive;znj.Z.Hulaj
Nga; këshilli Iniciues;Infermierët e klinkës Infektive.
Infermierët e Klinikës Infektive me ndrrime /kujdestari u mblodhën dhe formuan një kshilli iniciues dhe morën disa vendime për padrejtësit që jan duke ju bërë këti komuniteti nga institucionet tona vartëse.
Ankesa,kërkesa dhe vendimi që sot moren kshilli ishin;
1.Urgjentisht të shtohet numrini infermierëve përderisa aktualisht një infermier kujdestaron në një repart me kapacitet të 22 shtretër.
2.Pushimet vjetore po ju mohohen me shkrim nga vet institucioni me arsyen ,mungesa e stafit, kërkes kjo që na garanton edhe ligji por edhe kontrata e punës,
3.Oret shtes, kujdestarit, ndrrimet e nates, rrezikshmëria , vikendet tē paguhen sipas ligjit të punes.
Me respekte,
Iniciativa e infermierve të klinikës Infektive që kujdestarojn me turne.

/GazetaSinjali/