Punëtorë të Zyrës së Kryeministrit janë futur në grevë, raporton Gazeta Sinjali.
Në lidhje me këtë çështje është krijuar një këshill grevist i cili përbëhet nga Arben Krasniqi, Isa Hajdari dhe Arlinda Sejdiu-Likaj.
Këshilli grevist kërkon anulimin e Rregullores nr.01/2020 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Zyrën e Kryeministrit.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar me zyrën e mediave në kuadër të kryeministrisë për këtë çështje, por Antigona Baxhaku, drejtoresha e kësaj zyreje, tha se deri tani nuk kanë pranuar asnjë kërkesë të tillë.