image Sqaron policia: Lëvizjet e automjeteve policore në drejtim të Mitrovicës ishin rutinore

Siguri

Sqaron policia: Lëvizjet e automjeteve policore në drejtim të Mitrovicës ishin rutinore

news image

Në media u publikua një video e automjeteve të Njësisë Speciale, të cilat po lëviznin në rrugën për në Mitrovicë.

Pas kësaj, ka reaguar Policia e Kosovës e cila ka njoftuar se lëvizjet e Njësisë Speciale kanë qenë lëvizje rutinore.

“Andaj me qëllim të informimit të drejtë dhe të mos shqetësimit të opionit publik, informacionet dhe konfirmimet zyrtare para se ato të publikohen mund të merren nga Policia e Kosovës e cila gjithmonë është transparente”, thuhet në njoftim.

Sqarimi i plotë:

Policia e Kosovës, me qëllim të informimit të drejt të opinionit publik, lëshon këtë njoftim sqarues lidhur me shkrimet në disa media, përfshirë shkrimin dhe publikimin e një video sekuencë në Klan Kosova ku shihet lëvizja e disa automjeteve të njësiteve relevante policore.

Njësitet policore të cilat shihen në atë video sekuencë të publikuara sot, kanë qenë të angazhuara në detyra të rregullta rutinore dhe nuk ndërlidhen me ndonjë rast apo operacion të kryer sot.

Andaj me qëllim të informimit të drejtë dhe të mos shqetësimit të opionit publik, informacionet dhe konfirmimet zyrtare para se ato të publikohen mund të merren nga Policia e Kosovës e cila gjithmonë është transparente.

/GazetaSinjali/