image “Spo kërkoj përfitime financiare”, Rama: Të sigurojmë rrugë të reja për një ekzistencë harmonike

Politikë

“Spo kërkoj përfitime financiare”, Rama: Të sigurojmë rrugë të reja për një ekzistencë harmonike

news image

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Samitin e Procesit të Berlinit të mbajtur këtë të hënë në Tiranë u shpreh se sfida më e madhe mbete ndarja mes vendeve të BE.

Gjithashtu kryeministri Rama u shpreh se është shumë me rëndësi që të punohet lidhur me këto ndasi në mënyrë që Europa të mos dëmtohet së brendshmi.

“Më lini t’ju uroj mirëseardhjen këtu në një vend që ka qënë bastion i propagandës së mirëfilltë Ndihem vërtetë mirë që bashkohemi e që kujtojmë atë udhëtim të përbashkët, që u nis 9 vjet më parë nga Merkel në Berlin, e qëndrojmë këtu si anëtarë të barabartë të komunitetit politik europian. Disa prej jush janë nga BE e disa të tjerë përfshi edhe veten jemi nga E, pa B.
E megjithatë të gjithë besojmë fort në nevojën e një catie të përbashkët. Dua të shpreh mirënjohje për përpjekjet e komisionerit Varheley, tashmë po ndërrmarim hapa për ndryshime kryesore ekonomike. Ky është hapi i parë i guximshëm, tashmë jemi në pikën kur diskutojmë ekonominë dhe gjithë të tjerat. Ne kemi luajtur rolin tonë, por përpjekejet për të hequr tarifat, procesi është penguar nga çështje afatgjate midis disa vendeve të rajonit. Mund të them që fqinjët tanë të BE kanë marrë mbi 4500 euro për frymë, janë dëshmi e shkalëër së frikshme të ndarjes që e ka thelluar ndarjen tonë në të njëjtën shtëpi të Europës, kuy kriza të forta kanë na kanë goditur. Në kuadër të planit të Ballkanit Perëndimor invenstimet janë mbresëlënëse. Nuk po kërkoj përfitime të barabarta financiare për vendet joanëtare, por procesi i brazuar në merita duhet të vazhdojë, Por në këtë peziazh që gjërat zhvillohen shpejt ne duhet të eksplorojmë rrugë të reja për të siguruar një ekzistencë të harmonishem të Europës dhe të merremi me këtë ndasi përpara se të dëmtojmë Europën së brendshmi”, tha ndër të tjera Rama.

/GazetaSinjali/