image Spitali që u premtua të ndërtohej në Podujevë nuk përfshihet në buxhetin e vitit 2021

Shëndetësi

Spitali që u premtua të ndërtohej në Podujevë nuk përfshihet në buxhetin e vitit 2021

news image

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka shprehur pakënaqësinë e tij pas votimit të buxhetit për vitin 2021, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky reagim vjen pasi që në buxhet nuk është përfshirë edhe ndërtimi i Spitalit të Përgjithshëm të Podujevës që ishte premtuar gjatë kohës së fushatës.

“Ai projekti që paraqitej me pompozitet në fushatën zgjedhore në Llap nuk është askund. Ata që bënë zhurma mediatike për ndërtimin dhe funksionalizimin e Spitalit të Qytetit, që e kishin premtuar disa herë po dëshmohet se ka qenë gënjeshtër dhe mashtrim për qytetarët. Ai projekt është përdorur në funksion të fushatave elektorale e për qëllime të ulëta politike. Sot, ky projekt nuk është amandamentuar për buxhetin e vitit 2021 nga Qeveria Hoti, e kështu komunën tonë vazhdon ta lërë pa Spital të Përgjithshëm”, shkroi Bulliqi në Facebook.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj më 23 nëntor, disa ditë para zgjedhjeve lokale që u mbajtën në Podujevë kishte premtuar ndërtimin e spitalit dhe prezantoi projektin e finalizuar.

./Gazeta Sinjali/