image Spitali i Pejës shënon rekord të pacientëve të shtrirë nga COVID-19

Shëndetësi

Spitali i Pejës shënon rekord të pacientëve të shtrirë nga COVID-19

news image

Spitali i Përgjithshëm i Pejës në njoftimin e 24 orëve të fundit ka bërë të ditur se ka 220 pacientë të shtrirë për COVID-19, numri më i lartë i të shtrirëve që nga fillimi i pandemisë vitin e kaluar.

Në njoftim thuhet se 192 pacientë janë në Oksigjeno-terapi, 7 pacientë janë në CPAP dhe 52 pacientë në gjendje të rëndë.

Njoftimi i plotë:

Aktualisht gjendja e pacientëve me COVID-19 është:

✓220 pacientë janë të shtrirë;

✓192 pacientë janë në Oksigjeno-terapi;

✓ 7 pacientë janë në CPAP;

✓ 52 pacient ë ne gjendje të rëndë;

✓20 pacientë të pranuar;

Mbroje vetën vaksinohu.

/GazetaSinjali/