Në shtator u inaugurua spitali i ri për fëmijë, mirëpo ende nuk është hapur. E në lidhje me këtë është deklaruar ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Latifit, ky spital do të hapet në mars, pasi duhen edhe disa intervenime teknike që të funksionalizohet i gjithë spitali.
“Nëse arrijnë të gjitha instrumentet, lloj shërbimesh teknike, në muajin shkurt, ne do të arrijmë që spitalin ta hapim me të gjitha funksionet në fund të marsit”, ka thënë Latifi.