image Spitali i Gjakovës publikoi raportin e muajit janar, mbi 900 pacientë të hospitalizuar

Shëndetësi

Spitali i Gjakovës publikoi raportin e muajit janar, mbi 900 pacientë të hospitalizuar

news image

Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë ka publikuar raportin rreth pacientëve të hospitalizuar gjatë muajit janar, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, gjatë këtij muaji janë hospitalizuar 963 pacientë, prej të cilëve 58 kanë qenë në Kirurgji, 35 në Ortopedi, 21 në Urologji, 9 në ORL, 289 në Gjinekologji, 137 në Neonatologji.

Kurse, gjatë kësaj periudhe janë kryer 112 operacione prej tyre 24 janë kirurgjike, 24 ortopedike, 6 urologjike, 1 në ORL dhe 21 në gjinekologji.

Ndërsa sa i përket shërbimeve ambulantore, kanë qenë 7 mijë e 338 vizita mjekësore, 190 shërbime në CT, 1 mijë e 246 në ro-kabinet.

“Gjatë këtij muaji kanë lindur 79 djem e 61 vajza (lindje me prerje cezariane kanë qenë 35). Numri i pacientëve që kanë marrë shërbime në laborator ka qenë 2435, po ashtu, në repartin e Hemodializës janë kryer gjithsejt 830 shërbime të Dializës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Spitalit./Gazeta Sinjali/