Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë, përmes një njoftimi të bërë në faqen zyrtare, kanë bërë të ditur se me rekomandim të IKSHPK-së, kanë pezulluar punën për ambulancat specialistike.
Gjithashtu kanë ndërprerë dhe programin efektiv (jo urgjent) të operacioneve si dhe procedurat tjera terapeutike dhe diagnostike.
Këto vendime kanë ardhur pas gjendjes së jashtëzakonshme me koronavirus, ku deri më tani janë infektuar 5 persona.
Të nderuar qytetarë
Ju njoftojmë se Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar, bazuar në Qarkoren Informative të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për t’u mbrojtur nga Covid-19, ka pezulluar punën :
1. E ambulancave specialistike,
2. Ka ndërprerë programin elektiv (jo urgjent) të operacioneve,
3. Procedurave tjera terapeutike dhe diagnostike.
Do të trajtohen vetëm rastet EMERGJENTE, ky vendim vlen deri në një vendim tjetër.
PANIKË JO, KUJDES PO, së bashku do të ja dalim!/ Gazeta Sinjali/