Spitali i Gjakovës, ka njoftuar se po heq nga përdorimi bombolat me oksigjen, sepse sipas tyre, pavarësisht numrit të madh të pacientëve me COVID-19, rezervuari me oksogjen të lëngshëm ka mjaftueshëm kapacitet, përcjell Gazeta Sinjali.
Sipas këtij njoftimi rezervuari me oksigjen të lëngshëm ka mjaftueshëm kapacitet.
“Spitali i Gjakovës, pavarësisht numrit të madh të të hospitalizuarve me COVID-19, furnizimin me oksigjen nuk e ka më problem, pasiqë rezervuari me oksigjen të lëngshëm, me kapacitet prej 10 mijë litrash, i vendosur kohë më parë, ka krijuar stabilitet të qëndrueshëm.”
“Dikur kishte në dispozicion vetëm bombola, të cilat ngadalë, por sigurt po largohen nga përdorimi”, thuhet në njoftimin e tyre. /Gazeta Sinjali/