image Spitalet në Kosovë mbingarkohen nga të prekurit me COVID-19

Shëndetësi

Spitalet në Kosovë mbingarkohen nga të prekurit me COVID-19

news image

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti njoftoi të shtunën se në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale të vendit janë duke u trajtuar për COVID-19 gjithsej 697 pacientë, shkruan Gazeta Sinjali.

Prej tyre, 478 pacientë janë të konfirmuar pozitivë me këtë virus.

Në njoftim bëhet e ditur se 11 pacientë janë të vendosur në respiratorë, 46 në makinat e frymëmarrjes CPAP, ndërsa 510 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar edhe 765 raste të reja me koronavirus, 193 pacientë janë shëruar, ndërsa janë raportuar 11 raste të vdekjes. /Gazeta Sinjali/

Image may contain: text that says '****** Republika Kosoves Republika Kosova-Republic Kosova- of Kosovo Qeveria -Vlada-Government Sherbimi Spitalor dhe Klinik Universitar Kosoves-( SHSKUK) Univerzitetska Bolnička Klinička Služba Kosov Kosova-(UBKSK) Hospital and University linical Service fKosovo-(HUCSK Qendra Klinike Universitare Kosoves-Universitetski Klinikcki Centar Kosova- University Clinical Center of Kosovo SHERBIMI SPITALOR DHE KLINIK UNIVERSITAR KOSOVES Totali rasteve te spitalizuara dhe atyre me Covid-19 697 Paciente ne trajtim 11 Ne respiratore 46 CPAP 510 02 478 Te konfirmuar me Covid19- shtrire ne klinika dhespitale'