image Spitalet britanike publikojnë shifrën e fundit të të vdekurve nga COVID-19

Botë

Spitalet britanike publikojnë shifrën e fundit të të vdekurve nga COVID-19

news image

Spitalet britanike kanë publikuar shifrën e viktimave të fundit të regjistruara nga koronavirusi.

Shifra e përgjithshme e viktimave ka shkuar në 38 mijë e 482.

Por kjo listë nuk është numri përfundimtar, sepse më vonë do të publikohen të dhënat që tregojnë edhe për rastet që kanë ndodhur në shtëpitë e të moshuarve, shkruan “Daily Mail”.

Nga kjo shifër, 85 raste fatale u regjistruan në Angli, 11 në Uells, nëntë në Skoci dhe vetëm një në Irlandën Veriore.

Mesatarisht, në Britani po regjistrohen 54 mijë raste të reja të infektimeve në javë, ndonëse në fillim të majit kjo shifër ishte 61 mijë.

Britania është në mesin e vendeve me më së shumti viktima dhe të infektuar me koronavirus në Evropë dhe në botë. Nga kjo sëmundje nuk ka shpëtuar pa u prekur as kryeministri i vendit, Boris Johnson, i cili disa ditë kishte qendruar në repartin e kujdesit intensiv në spital./ Gazeta Sinjali/