image Spitalet amerikane mendojnë t’u marrin gjakun pacientëve të shëruar me koronavirus për të luftuar sëmundjen

Botë

Shëndetësi/ Spitalet amerikane mendojnë t’u marrin gjakun pacientëve të shëruar me koronavirus për të luftuar sëmundjen

news image

Spitalet amerikane të dëshpëruara për të ndihmuar pacientët që janë shumë të sëmurë me Covid-19, sëmundjen tepër ngjitëse respiratore të shkaktuar nga koronavirusi i ri, sa po provojnë një trajtim të përdorur fillimisht në vitet 1890 e që bazohet në plazmat e gjakut të cilat ofrohen nga pacientët e sëmurë.

Njerëzit të cilët i mbijetojnë sëmundjeve infektive si Covid-19 mbeten me gjakun që përmban anti-trupa, apo proteina të krijuara nga sistemi imunitar i trupit për ta luftuar virusin.

Komponentet e gjakut që mbajnë antitrupat mund të mblidhen dhe të ofrohen te pacientët e infektuar me koronavirus, shkruan Reuters.

Më shumë se 275 mijë amerikanë janë testuar pozitivisht me koronavirus dhe epidemologët kanë thënë se qindra mijëra të tjerë mund të infektohen po ashtu.

Administrata e Ushqimeve dhe Ilaçeve amerikane njoftoi të premten një program për “qasje të zgjeruar” për plazmën konvaleshente, të koordinuar nga Klinika Mayo në Rochester të Minesotës, në mënyrë që t’jua lehtësonte spitaleve në mbarë vendin mbledhjen dhe përdorimin e plazmave.

Për një gjë të tillë ka prova se ka funksionar. Këtë e thotë edhe doktori amerikan Jeffrey Henderson.

“Para se t’i kishim vaksinat, kjo gjë përdorej për sëmundjet infektive si fruthi dhe difteria.” – tha ai.

Plazma konvaleshente ishte po ashtu e suksesshme edhe gjatë pandemisë së gripit spanjoll të vitit 1918, shtoi më tej Henderson.